Chelsea ka marrë vetëm një pikë në “Stamford Bridge” dhe kjo falë Eden Hazardit, që shënoi për 1-1 ndaj Wolves në minutat shtesë të ndeshjes.
Chelsea i Maurizio Sarrit është ndalur pas dy fitoreve me radhë në Premierligë, raporton Gazeta Express.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30, “Blutë e Londrës” morën vetëm një pikë në shtëpi, pasi barazuan 1-1 me Wolves.
Shpëtimtari i Chelsea ishte Eden Hazard, pasi mysafirët po fiton 0-1 që nga minuta e 56’ me golin e Raul Jimenez.
Ky barazim e lë Chelsean në pozitën e gjashtë me 57 pikë. /Gazeta Express/