Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen ka zbuluar se ai do të largohet nga klubi katalanas në verë.Cillessen dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’ për shkak se dëshiron të luajë më shumë, gjë që nuk po e bën tek Barça, përcjell GazetaBlic.Holandezi u nënshkrua me gjigandët spanjollë në verën e vitit 2016 nga Ajax për një tarifë prej 13 milionë eurosh.
Që atëherë, ish-finalisti dhe gjysmë-finalisti i Kupës së Botës nuk ka luajtur shumë. Ky sezon, ai është shfaqur vetëm në Copa Del Rey dhe një herë në Ligën e Kampionëve.Megjithatë, në një intervistë me Ziggo Sport, Cillessen ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.“Së pari do të shkoj në pushime dhe pastaj shpresoj të gjej një klub të ri ku mund të luaj, sepse dua të luaj”, tha Cillessen.
/GazetaBlic/