Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar që Paris Saint-Germain është duke u përpjekur që ta merr atë, si dhe negociatat kanë vazhduar për mesfushorin
Të premten, tekniku paralajmërojë në një konferencë për shtyp që Allan do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit, pavarësisht ofertës së madhe nga PSG.
Lajmi ishte publikuar në Telefoot dhe në disa gazeta italiane këtë mëngjes që një ofertë prej 60 milionë euro tashmë është refuzuar nga Napoli të cilët kërkojnë 100 milionë euro.
Pavarësisht kësaj, shumica besojnë se negociata mund të arrihet për një shumë rreth 80 milionë euro, transmeton GazetaExpress.
Edhe deklaratat e Ancelottit pas ndeshjes për DAZN bën që të këtë edhe më shumë spekulime.
“Nuk jam i përfshirë në negociata që janë duke vazhduar. Me aq sa di unë kjo çështje ka përfunduar dhe Allan do të mbetet lojtar i joni dhe ne nuk e kemi qëllim që ta shesim një lojtar kaq të jashtëzakonshëm”.
“Lojtari është kontaktuar, edhe pse kjo nuk duhet të ndodh, ne i kemi dëgjuar kërkesat e tij pas të cilave asgjë nuk do të ndodh. Ai do të luajë me ne edhe të martën”. /GazetaExpress/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE