Boston Celtics fitoi me rezultat 110-105 kundër Miami Heat të martën në mëngjes në TD Garden në Boston.
Me këtë fitore Celitcs mbesin në vendin e 4-të në Konferencën Lindore, ndërsa The Heat qëndrojnë në vendin e tetë mbi Orlando Magic që humbi kundër Torontos.
Kyrie Irving u rikthye te skuadra e Celtics pasi mungoi në humbjen e së shtunës kundër Brooklyn Nets.
Irving shënoi 25 pikë dhe 8 kërcime. Ndërsa ylli i Miami Heat regjistroi më së shumti pikë, 30. /Indeksonline/