Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Kampionati më emocionues i futbollit, Premierliga, sot do të ketë kampionin e ri.
Janë Manchester City dhe Liverpool që kanë dhuruar një sezon të paharruar, duke kaluar numrin e 90 pikëve kur kanë mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
Për fatin jo të mirë të dy skuadrave, sot duhet që vetëm njëra të festojë, për trofeun që u luftua më shumë se kurrë gjatë historisë së Premierligës.
Tifozët e Liverpoolit edhe pse janë një pikë larg Manchester Cityt, janë optimist dhe mbajnë gjallë ëndrrën për titullin që mungon që nga viti 1990.
Këta të fundit, kanë dhuruar pamje mahnitëse jashtë stadiumit ‘Anfield Road’, derisa kanë pritur lojtarët e skuadrës së tyre.
Përndryshe Liverpool tashmë kanë siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, por Premierliga mbetet një peng për ta, diçka që për fatin e keq të tyre, mund të mos vijë edhe me arritjen e 97 pikëve këtë sezon./Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE