Sezoni 2018/2019 nuk ka qenë aspak i mirë për Paul Pogban te Manchester United.
Mesfushori francez ka disa muaj që është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.
Kampioni i Botës me Francën është përfolur shumë për largimin nga Manchester United, dhe destinacioni i tij i ardhshëm konsiderohej Real Madrid.
Por sipas ‘TuttoSport’, në adresën e Manchester United një ofertë spektakolare për Paul Pogban ka arritur.
Kjo ofertë nuk është e Real Madridit, por e rivalëve të tyre të Barcelonës.
‘Katalanët’ raportohet se do të ofrojnë deri në 150 milionë euro për yllin e Kombëtares së Francës./Lajmi.net/