Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA, por emocione e rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Skuadra e Torontos mposhti 121-103 Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse. Ekipi kanadez e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen, ku u dallua Leonard me 18 pikë, ndërkohë që diferencën e bënë lojtarit e stolit, nga ku erdhën 59 pikë. Suksesi mban Toronton në vendin e dytë në Lindje.
Fiton edhe skuadra e Boston, që pas një ndeshje spektakolare triumfoi 134-129 ndaj Oklahomës, një tjetër sfidë ku u përballën dy nga ekipet më të mira në NBA. Skuadra e Celtics pati vazhdimisht komandën e lojës, por pa u shkëputur, sfidë ku diferencën e bëri Irving, autor i 30 pikëve e 11 asist. Për miqtë u dalluan George me 37 pikë e Westbrook me një “triple double” (22 pikë, 22 rebound e 16 asist), por që mbetën për statistikë.
Skuadra e Memphis mposhti 96-84 New York në fushën e këtij të fundit, sfidë me dy pamje, më e mrië për nju-jorkezët në pjesën e parë, por mungesa e një lideri ndikoi më tej. Ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Memphis, ku u dalluan Conley me 25 pikë e Marc Gasol me 24.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE