Mario Balotelli ka debutuar me skuadrën e tij të re, Marseillen, dhe ka shënuar një gol të bukur me kokë.
Skuadra e tij pësoi humbje në shtëpi nga Lille në kuadër të Ligue 1.
Balotelli nuk luajti nga fillimi, mirëpo u inkuadrua në minutën e 74’ dhe golin e vetëm për skuadrën e tij e shënoi në minutën e 90’ të ndeshjes.
Ish-sulmuesi i interit e Milanit, u largua nga Nice më 23 janar, për t’iu bashkuar skuadrës së Rudi Garcias, që aktualisht është në pozitën e shtatë të ligës elitare në Francë.
(Kosova Sot)