Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel beson se Kylian Mbappe është “një lojtar special”.Ekipi i PSG-së ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj St Etienne, falë golit të Kylian, shkruan GazetaBlic.“Jam shumë i lumtur, sepse e dija shumë mirë se ishte shumë e vështirë të luajmë në St Etienne”, tha fillimisht Tuchel pas fitores.
Më pas, trajneri ka shprehur admirimin e tij për Kylian Mbappe, i cili po shkëlqen këtë stinor.“Ai tregon cilësinë e tij çdo ditë në stërvitje, ai ka urinë për të shënuar. Ai është një lojtar i veçantë”, përfundoi ai./GazetaBlic/