Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Kylian Mbappe e shënoi të martën golin e 100-të në karrierën e tij si futbollist profesionist, edhe pse është ende 20-vjeçar. Këtë shifër, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo e arritën kur ishin 22-vjeçarë.

Pasi debutoi për Monacon në sezonin 2015/16, Kylian Mbappe e ka tronditur botën e futbollit me paraqitjet e tij, si në garat evropiane, ashtu edhe në Kampionatin Botëror me Francën.

Mbappe i shënoi 26 gola për Monacon në sezonin 2016/16, duke u ndihmuar atyre ta fitojnë titullin e Ligue 1 dhe të arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Vlera e tij po rritej në mënyrë drastike dhe klubet më të mëdha botërore ishin të interesuara për të. Megjithatë, në fund, garën për nënshkrimin e tij e fitoi Paris Saint-Germaini, për 180 milionë euro që e bëjnë atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë në botë.
Megjithatë, ky investim ka rezultuar të ketë qenë i duhur. Mbappe i ka shënuar 60 gola në 87 ndeshje për PSG-në dhe ka bërë që bota ta vlerësojë atë si ndër lojtarët më të mirë në botë.
Përveç që është ylli i PSG-së, Mbappe është edhe ylli i Francës. Ai ishte titullar në ndeshjen e së martës kundër Andorrës, ku vetëm pas 11 minutave lojë ai e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.
Me këtë gol ai jo vetëm që i ndihmoi Francës ta rimarrë kreun e ligës, por edhe e arriti shifrën prej 100 golave në karrierë. Ai i ka shënuar 13 gola për Francën, 37 për Monacon dhe 60 për PSG-në.
Për ta kuptuar se sa mbresëlënës është kjo arritje, GiveMeSport e ka krahasuar atë me rekordet e Ronaldos dhe Messit, të cilët i arritën 100 gola kur ishin 22-vjeçarë.

(Kosova Sot Online)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE