Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin mes Tottenhamit dhe Arsenalit.
Tottenhami dhe Arsenali do të përballen në “Wembley” nga ora 13:30, sfidë e vlefshme për xhiron e 29 në Premierligë, shkruan Gazeta Express.
Pasi mungoi në fitoren 5-1 të “Topçinjve” ndaj Bournemouth, Granit Xhaka luan nga fillimi në derbin e Londrës.
Diferenca mes këtyre dy skuadrave në renditjen e Premierligës është katër pikë.
Tottenhami gjendet në pozitën e tretë me 60 pikë, kurse Arsenali në atë të katërt me 56 pikë.