Paul Pogba duket se ka vendosur rreth të ardhmes së tij.
Pas shumë zërave se do të largohet nga Manchester United, Paul Pogba ka vendosur rreth të ardhmes së tij.
Mesfushori francez ka kërkuar nga skuadra angleze që t’i ofrojë kontratën e re, pasi e dëshiron qëndrimin në klub, përcjell lajmi.net.
Pogba është rikthyer në formën e tij të lartë, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, andaj dëshiron të vazhdojë me skuadrën.
Francezi është afër ta nënshkruajë kontratën e re, duke qëndruar në ‘Old Trafford’ deri në vitin 2022. /Lajmi.net/