Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Vinicius Junior do t’i ketë disa minuta të dielën kundër Villarreal në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se talenti 18-vjeçar, Vinicius Junior, është gati për lojë dhe se do të ftohet për ndeshjen e nesërme me Villarrealin, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 16:15, raporton Gazeta Express.
Braziliani mungon që nga fillimi i muajit mars kur u dëmtuar në humbjen 1-4 të Realit në shtëpi nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve.
“Ai është stërvitur dhe është më mirë, është gati për t’u ftuar në skuadër. Kishte nevojë për dy javë, është i ri, vetëm 18-vjeçar”, tha Zizu.
“Vinicius është shumë i mirë dhe i rëndësishëm për këtë ekip, mbi të gjitha është e ardhmja. E meriton të jetë këtu. Ka qenë i lënduar dhe duhet të jemi të kujdesshëm me të”.
Vinicius është paraqitur në 28 ndeshje për Realin këtë edicion, ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 12 asiste. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE