Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Lionel Messi është shumë afër të kurorëzohet me ‘Topin e Artë’ të gjashtë në karrierë.Ylli argjentinas po kalon në një sezon fantastik me Barcelonën dhe tashmë me eliminimin e Juventusit të Ronaldo, mbetet kandidati kryesor për çmimin e më të mirit.Por një fakti edhe më i çuditshëm është numri i trofeve kolektiv dhe individual që mund t’i fitojë ai këtë sezon me Barcën, përcjell lajmi.net.
Messi me Barcelonën në këtë edicion e kanë siguruar vetëm La Liga-në, por janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Mbretit.Më poshtë njihuni me listën e trofeve individual dhe kolektiv që mund t’i fitojë ai me Barcelonën këtë sezon:– La Ligën’
– Ligën e Kampionëve
– Kupën e Mbretit
– Super Kupën e Spanjës
– Super Kupën e UEFA-s
– Kupën e Botës për Klube
– Topin e Artë
– Lojtari i Vitit i UEFA-s
– Më i Miri i FIFA-s
– Këpucën e Artë Evropiane
– Këpucën e Artë në Spanjë
– Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE