Sonte, në orën 21:00, do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës e Kampionëve.
Ndeshjet e garës më prestigjioze të Evropës do të vazhdojnë sonte, kur Atletico Madridi do ta presë në shtëpi Juventusin. Këto dy skuadra luajnë stil të ngjashëm futbolli dhe ndeshja pritet të jetë me pak gola, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Massimiliano Allegrit dhe ajo e Diego Simeones njihen si top dy skuadrat më të mirë në mbrojtje në Evropë. Për t’i përmirësuar gjasat për të kaluar në çerekfinale, Juventusi do ta kërkojë një gol si mysafir, ndërsa Atletico synon ta mbajë portën e paprekur.
Statistikat për ndeshjen Atletico Madrid – Juventus:
1 – Cristiano Ronaldo e ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Ai ishte treguar i saktë para portës së kundërshtarët plot 11 herë në tetë paraqitjet paraprake.
6 – Antoine Griezmann e ka shënuar ose e ka asistuar të paktën një gol në gjashtë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano (gjashtë gola, tre asiste). Këtë sezon, ai ka qenë i përfshirë në gjashtë nga nëntë golat e Atleticos në Ligën e Kampionëve.
9 – Atletico Madridi e ka arritur fazën eliminatore në secilën nga nëntë sezonet që i ka kaluar si trajner në Ligën e Kampionëve. Ai kishte pësuar disfatë në finale në dy nga katër sezonet e fundit me Juventusit.
6 – Atletico Madridi është i pamposhtur në Ligën e Kampionëve kundër klubeve italiane, nën drejtimin e trajneri Diego Simeone (katër fitore, dy barazime). Në këto gjashtë ndeshje, ata e kanë pranuar vetëm një, që ishte shënuar nga Kaka, në ndeshjen kundër Milanit, në mars të vitit 2014.
6 – Paulo Dybala i ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitjet e tij të fundit në Ligën e Kampionëve, më shumë sesa në 24 paraqitjet paraprake në këtë garë, kur kishte arritur të shënonte pesë herë. Të gjitha golat në Ligën e Kampionëve, argjentinasi i ka shënuar me këmbën e majtë. /Gazeta Express/