Tottenhami tregon formë të lartë, e mposht thellë Huddersfieldin
Autori: Lajmi.net Lajme futbolli, Premier League, Sport15:27, 13 April 2019
Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Huddersfield Town.
Skuadra e trajnerit Mauricio Pochettino ka mposhtur 4:0 Huddersfieldin e Florent Hadërgjonajt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të.
Serinë e golave për vendasit e hapi Victor Wanyama, që shënoi gol të bukur në minutën e 24’.
Pjesa e mbetur e ndeshjes i takoi Lucas Moura, që arriti të realizonte tri gola.
Moura në minutën e 27’ shënoi për 2:0, shkruan lajmi.net.
Reprezentuesi brazilian në minutat 87’ dhe 90’ shënoi edhe dy gola të tjerë, për të kompletuar hat-trikun, dhe për të vendosur rezultatin përfundimtar prej 4:0.
Me këtë fitore, Tottenham numëron 67 pikë dhe renditet në vendin e tretë./Lajmi.net/