Tottenham Hotspur dhe Arsenal takohen në ‘Wembley’ për të zhvilluar derbin e xhiros së 29-të të Premierligës.
Kjo ndeshje e cila fillon nga ora 13:30 është e rëndësisë së madhe për të dy skuadrat, që kërkojnë Ligën e Kampionëve.
Tottenham pas 28 ndeshjeve qëndron më mirë, duke u renditur në vendin e tretë me 60 pikë, ndërsa Arsenal me katër pikë më pak zë vendin e katërt.
Formacionet zyrtare:
Tottenham: Loris, Trippier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Eriksen, Son, Kane.
Arsenal: Leno; Mustafi, Sokratis, Koscielny, Monreal; Guendouzi, Xhaka; Mkhitaryan, Ramsey, Iwobi; Lacazette.
/Lajmi.net/