Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Deri më tani është konfirmuar se Ernesto Valverde do të mbetet me skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm.
Tek Barcelona nuk do të ketë ndryshime në shkallët e larta të skuadrës, por revolucioni do të bëhet tek lojtarët.
Më herët është raportuar se deri në 12 lojtarë mund të largohen nga skuadra katalane gjatë kësaj vere.
Në anën tjetër, emra si Antoine Griezmann, Matthijs de Ligt e Alexandre Lacazette përmenden si të mundshëm për tu afruar në ‘Camp Nou’.
Spanjollja ‘Sport’ e sheh moshën si problemin kryesorë në skuadër, ku shtatë lojtarë janë më të vjetër se 30 vjeç.
Një lojtarë për krahun e djathtë të mbrojtjes si dhe një për krahun e majtë janë transferimet që Barca duhet t’i kryej sipas ‘Sport’, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, një sulmues i qendrës i cili nuk do të lëshonte mundësitë që ka lëshuar Luis Suarez është pikë kryesore për skuadrën.
Emrat e Antoine Griezmann dhe Neymar do të ishin të mirëseardhur, pasi Coutinho dështoi dhe Messi nuk ka ndihmën e mjaftueshme sipas mediumit spanjoll. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE