Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

​Levante e Enis Bardhit ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Getafes, duke barazuar 0-0.
Levante nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2019. Skuadra e Enis Bardhi ka zhgënjyer sërish në La Liga, shkruan Gazeta Express.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22, Levante mori vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 0-0 me Getafen, takimi i dytë që merr vetëm një pikë në vitin 2019 – teksa ka edhe 2 humbje e vetëm një fitore.
Pavarësisht tentimeve të shumta përgjatë 90 minutave dhe 9 goditjeve drejt portës, 5 prej tyre në portë – Levante nuk arriti të shënojë golin e tri pikëve.
Bardhi tentoi të japë më të mirën, por nuk ishte dita e tij – ai u vlerësua si lojtari i tretë më i dobët për Levanten në këtë takim, që ishte paraqitja e 21-të në La Liga këtë edicion për shqiptarin.
Ai u largua nga loja në minutën e 71’, duke lëshuar vendin për sulmuesin e huazuar nga Real Madridi, Borja Mayoral – zëvendësim që nuk kreu punë.
Kështu, pas këtij barazimi, Levante e Enis Bardhi renditet në pozitën e 10 në renditjen e La Ligas me 27 pikë të grumbulluara, kurse Getafe në pozitën e pestë me 32 pikë. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE