Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

​5 “Topa të Artë”, 5 “Këpuca të Arta”, 798 ndeshje, 650 gola, 267 asiste, 32 trofe – nëntë tituj të La Ligas, katër të Champions League, çmimi GOAT shkon për Lionel Messin.Pas një kohe shumë të gjate dhe diskutimeve të shumta, tashmë pyetja “kush është më i miri në histori?” ka përgjigje.Sulmuesi i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është votuar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, duke mposhtur Cristiano Ronaldon, Pelen dhe Diego Maradonan për titullin prestigjioz.
Kështu vendosën tifozët anembanë botës në anketën e “SPORTbible”, ku morën pjesë 26,104 njerëz.Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mori 44% të votave.Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u rendit i dyti me 36%, kurse Pele dhe Diego Maradona u renditen në vendin e tretë dhe të katërt me 15% dhe 5% të votave, respektivisht.
“Pavarësisht rezultatit, debati se cili prej Messit e Cristianos është G.O.A.T nuk do të zgjidhet asnjëherë mes tifozëve”, shkruan “Sportbible.com”

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE