Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Liverpool duket në “pole position” në garën për Adrien Rabiot. Mesfushorit francez i përfundon kontrata me PSG-në në qershor dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve europiane. Siç raporton “The Sun”, megjithatë, pas refuzimit të Tottenhamit, Rabiot do të planifikojë të shkojë te “Reds” e drejtuar nga Jurgen Klopp.Ai duket i gatshëm të pranojë një propozim të mundshëm të finalistit të Ligës së Kampionëve në sezonin e shkuar.
Kjo merkato dimri u karakterizua nga emri i Rabiot, i lidhur me disa klube europiane.Para së gjithash, interesi i Barcelonës duket se ishte një hap larg blerjes së lojtarit, përpara se të mbyllte negociatat me Ajax për transferimin e De Jong.Pastaj, në skenë dolën emra të tjerë të mëdhenj në Europë, si Chelsea, Tottenham dhe Bayern Munich.
23 milionë eurot e “Spurs” u refuzuan nga përfaqësuesit e mesfushorit, i cili duket se është i prirur të pranojë një propozim të mundshëm nga Liverpool, i fundit në mënyrë kronologjike i interesuar për të.Rabiot aktualisht është jashtë planeve të Tuchel te PSG dhe e ka afër lamtumirën. E ardhmja e tij është larg nga Parisi, teksa asnjëherë nuk ka pasur ndërmend ta zgjasë aventurën e tij me kampionët e Ligue 1. Mesfushori arriti tek PSG-ja në verën e vitit 2012./Telesport/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE