Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, u përball me gazetarët të cilët kishin raportuar se Barcelona mund të eliminohet nga Kupa e Mbretit për shkak se pjesë e skuadrës kishte qenë Chumi, i cili nuk kishte leje të luante.
Ky incident ndodhi gjatë ndeshjes së javës së kaluar, kundër Levantes, në Kupën e Mbretit. Katalonasit e kishin humbur atë ndeshje me rezultat 2-1, mirëpo e siguroi kualifikimin përmes fitores së mbrëmshme me rezultat 3-0, pasi që fitoi me rezultat të përgjithshëm 4-2, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Levante po shpreson se do ta zë një vend në çerekfinale të Kupës së Mbretit duke kërkuar eliminim të Barcelonës për shkak se në skuadër kishte qenë Chumi, i cili nuk kishte të drejtë të luante.
Chumi ishte ndëshkuar me kartonin e pestë të verdhë për këtë sezon të ekipit B të Barcelonës dhe për këtë arsye ai nuk kishte të drejtë të luante. Mirëpo, Valverde thotë se kjo gjë nuk është e saktë, pasi që suspendimi nuk është i vlefshëm për Kupën e Mbretit.
“Ne nuk kemi asnjë dyshim për Chumin. As më parë, as gjatë incidentit dhe as tani. Ne duhet të jemi pjesë e shortit nesër dhe jemi të sigurt se nuk kemi bërë asgjë të gabuar”, ka thënë Valverde në konferencën për shtyp.
“Ne e dinim në mënyrë të përsosur situatën e tij, e dinim që ai është i suspenduar dhe nuk mund ta përdornim atë për ndeshjen kundër Eibarit, mirëpo mund ta përdornin për ndeshjet e kupës”. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE