Portieri spanjoll është në rrugë për t’u bërë lojtari më i paguar në Premierligë, duke kaluar Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin.
Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, mund të bëhet futbollisti më i paguar në Premierligë, pasi Djajtë e kuq janë duke bërë përpjekje ta bindin të nënshkruajë kontratë të re, sipas Mirror, përcjell Gazeta Express.
Spanjollit i mbaron kontrata aktuale me klubin vitin e ardhshëm, prandaj Unitedi dëshiron të sigurohet se ai do t’ua përkushtojë atyre të ardhmen e tij.
Prandaj, Unitedi është i gatshëm ta bëjë atë lojtarin më të paguar në futbollin anglez me pagë javorë prej 365 mijë funte, para bashkëlojtarit të tij Alexis Sanchez dhe Mesut Ozilit të Arsenalit. /Gazeta Express/