Dalian Yifang, thuhet se do të përfundojë nënshkrimin e mesfushorit të Napolit, Marek Hamsik deri të mërkurën.Sipas ‘Corriere dello Sport’, Hamsik është aktualisht në Napolit për të zgjidhur disa çështje të fundit përpara se të fluturojë në Kinë, përcjell GazetaBlic.Gazeta shton se Dalian do të finalizojë marrëveshjen e tyre për 31-vjeçarin “në 24-48 orët e ardhshme”, ku edhe përfundimisht Napoli do t’i marr 20 milionë euro nga shitja e lojtarit.
Hamsik, nga ana e tij, pritet të fitojë 9 milionë euro plus bonuse gjatë tre sezoneve të ardhshme dhe të bashkohet me Yannick Carrasco këtë javë në Kinë./GazetaBlic/