Kampioni i Italisë, Juventusi është duke kërkuar me ngulm rikthimin e mesfushorit francez Paul Pogba. Juventusi është duke insistuar të fitojë garën me Real Madridin për transferimin e Pogbas.
Juve i ka ofruar Manchester Unitedit dyshen Paulo Dybala e Alex Sandro në shkëmbim të Pogbas, bën të ditur “The Express” të dielën. Real Madridit do t’i duhet të shes Gareth Balen për të krijuar hapsirë për transferimin e Pogbas, transmeton Koha Ditore.
Kështu që krerët e Juventusit po mendojnë të veprojnë shpejt për të rrëmbyer Pogban. Pogba kishte qenë lojtar i Juventusit nga viti 2012 deri më 2016.
Te Manchester Unitedi u transferua pikërisht nga Juventusi në verën e vitit 2016, për një shumë rekorde atëbotë prej 105 milionë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.