Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Në vendin ku shënoi sukses të dyfishtë vitin e kaluar, ekipi i Kosovës në xhudo e hap 2019-n me shpresë dhe synim për një vit tjetër me rezultate kulmore. Në prill, Nora Gjakova fitoi medalje të artë, ndërsa Distria Krasniqi medalje të argjendtë në kampionatin evropian të mbajtur në Tel-Aviv.
Në Tel-Aviv mbahet gara e parë e turit botëror të xhudos për vitin 2019. Prej të enjtes deri të shtunën mbahet gara Grand Prix, në të cilën Kosova merr pjesë me tri xhudiste. Kampionet olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Loriana Kuka do të kërkojnë medalje për Kosovën në Tel-Aviv. Distria garon në kategorinë deri 48 kilogramë, Majlinda në atë deri 52 kilogramë, kurse Loriana në kategorinë deri 78 kilogramë. Nora e Akil Gjakova pushojnë në këtë garë për shkak të ngarkesës së madhe që patën vitin e kaluar.
Mbi 400 xhudistë nga 54 vende pritet të garojnë në qytetin izraelit.
Sportistja më e mirë në vend, Majlinda Kelmendi do të shfrytëzojë këtë garë për të bërë edhe një hap drejt kthimit të suksesshëm në tatami. Ajo ishte jashtë garave prej gushtit të vitit 2017 deri në fund të tetorit të vitit 2018 për shkak të një lëndimi dhe operimi të gjurit. Është kthyer me sukses duke fituar medalje të argjendtë në Grand Slam në Abu Dhabi dhe të artë në Grand Prix në Tashkent. Në Grand Slam të Abu Dhabit lufta finale e Majlindës u vendos nga mjekët për shkak të gjakrrjedhjes së madhe që kishte ajo nga hunda. Në dhjetor, Majlinda kishte paraqitje të suksesshme edhe për skuadrën turke Galatasaray… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE