Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Pasi u rrit dhe zhvillua në akademinë e Barcelonës, La Masia, mbrojtësi anësor i Eibarit, i shndërruar në anësor të krahut, Marc Cucurella, do të rikthehet në klub të dielën mbrëma.
Ai dëshiron t’ia dëshmojë Ernesto Valverdes se e kishte gabim që nuk llogariti në të për këtë sezon, siç bëri me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në fitoren e pabesueshme 3-0 të Eibarit në Ipurua, transmeton Gazeta Express.
“Nuk ishte aspak lajm i mirë”, tha Cucurella kur u pyet sesi ishte ndier kur e kishte kuptuar vendimin e Barcelonës për të mos e përfshirë në ekipin e parë.
“Për çdo futbollist në akademi, është ëndërr të luash në ekipin e parë. Unë u përpoqa deri në fund, ama nuk ishte e shkruar. Morëm vendim të mirë ama”, shtoi ai.
Ai thotë se për ta mposhtur sonte Barcelonën, Eibari duhet të luajë në mënyrë të përkryer.
“T’i mposhtësh më të mirët në ligë, Real Madridin dhe Barcelonën, duket t’i bësh gjërat në mënyrë të përkryer”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE