Skuadra e Benficas ka kthyer prapa ofertën e Real Madridit për kartonin e mesfushorit Joao Felix, përcjellë “Marca” të premten.
Bëhet e ditur se Real Madridi ka ofruar 80 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 19-vjeçarit gjatë kësaj vere, por Benfica po kërkon hiç më pak se 120 milionë euro.
Felix është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë dhe ka kontratë me skuadrën portugeze deri në verën e vitit 2023, transmeton “Koha Ditore”. Ai në edicionin e fundit ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 11 herë në të gjitha garat për Benfican.
Krahas Real Madridit, interesim për Felixin kanë treguar edhe Juventusi, Manchester Unitedi, PSG-ja e Manchester City.
© KOHA