Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Inglostadti fitoi ndeshjen e parë të “play-out”-it ndaj Wehen me rezultatin 1-2. Mundësi shumë e mirë për ekipin gjerman që të realizojë një mrekulli, pasi mund të sigurojë qëndrimin në Bundesliga 2.
Mbrojtësi shqiptar luajti mjaft mirë dhe ndihmoi skuadrën e tij. 32-vjeçari është kthyer në lider tek ekipi i Inglostadti duke transmetuar qetësi dhe eksperiencë. Lojtari i kombëtares sonë ka folur pas sfidës duke kërkuar qetësi nga skuadra.
“Morali i djemve është i lartë. Ne duhet të jemi të qetë dhe të ftohtë. Nuk duhet të nënvlerësojmë për asnjë moment kundërshtarin, pavarësisht fitores në sfidën e parë. Duhet të qëndrojmë me këmbët tona dhe ta kalojmë me sukses këtë sfidë”, – u shpreh Mavraj.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE