Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw, i ka shpenzuar rreth 10 mijë euro për blerjen e disa dhuratave për stafin e Manchester Unitedit. Daily Mail raporton se dhuratat ishin blerë në dyqanin luksoz në Londër, Harrods.
23-vjeçari i bleu rreth 40 shporta me dhurata dhe secila prej këtyre shportave kishte një vlerën prej të paktën 250 eurove. Shportat përbëheshin më së shumti nga artikuj ushqimor, mirëpo në to ishin të përfshira edhe disa produkte të ndryshme luksozë, transmeton Gazeta Express.
Fati i Shaw është përmirësuar gjatë kohës së fundit pasi që ai nuk është ballafaquar me lëndime të shumta e të rënda si në të kaluarën. Kjo ka mundësuar që ai t’i kthehet formës së tij të mirë.
Kjo nuk është hera e parë që anglezi, i cili raportohet se fiton rreth 200 mijë euro në javë, është treguar kaq zemërgjerë me stafin e Manchester Unitedit, pasi që edhe vitet paraprake në klub, ai kishte blerë dhurata për ta.
Ish-lojtari i Southamptonin gjithashtu e kishte vizituar spitalin e fëmijëve për Krishtlindje, së bashke me futbollistët e tjerë të Manchester Unitedit, si dhe i kishte ftuar ish-mësuesit e tij të shkollës fillore për ndeshjen kundër Bournemouthit të dielën. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE