Inter u është rikthyer fitoreve në Serie A.
Inter e ka mposhtur SPAL-in në javën e 27 në Serie A.
Nerazurët fituan 2 me 0 në Giuseppe Meazza ndaj rivalit në ligë, raporton lajmi.net.
Pjesa e parë kishte përfunduar pa gola, ndërsa goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 68-të nga Matteo Politani.
Epërsinë për Interin e dyfishoi Roberto Gagliardini (77’).
Pas xhiros së 27-të, Inter renditet në vendin e katërt me 50 pikë, një më pak se Milani që gjendet në vendin e tretë. /Lajmi.net/