Prej se është pavarësuar futbolli i Kosovës në vitin 1991, Federata e Futbollit të Kosovës ka angazhuar delegatë nëpër ndeshjet kryesore.
Ndërsa pas luftës nga viti 1999, në çdo ndeshje zyrtare është deleguar vëzhguesi i ndeshjes i cili i ka raportuar Federatë së Futbollit, shkruan Indeksonline.
Gjatë gjithë këtyre viteve, delegati ka qendruar në fushë.
Por me një vendim të kryetarit të Komisionit të Garave, Ismet Ahmetit, nga 22 shkurti të gjithë delegatët duhet të qëndrojnë në tribuna. /Indeksonline/