Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte, kur edhe do të caktohen dy çerekfinalistët e fundit për këtë sezon.

Bayern Munich – Liverpool
Liverpooli ishte konsideruar favorit kur ishte hedhur shorti për këtë ndeshje, megjithatë ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0:0. Tani, epërsia e të qenit vendas dhe forma e mirë gjatë kohës së fundit bën që Bayerni të ketë gjasa për ta zënë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, fituesi i kësaj ndeshjeje është mjaft i vështirë për t’u parashikuar. Këtë gjë e ka pohuar edhe Xherdan Shaqiri i Liverpoolit, i cili e ka vlerësuar kthimin e tij në Allianz Arena si ndeshjen më të vështirë të Ligës së Kampionëve. 27-vjeçari kishte qenë më parë pjesë e skuadrës së Bayernit
Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Liverpool 0:0 Bayern Munich
Bayern München: Neuer; Rafinha, Sule, Hummels, Alaba; Thiago, Martínez, James Rodríguez; Gnabry, Lewandowski, Ribéry
Jashtë: Kimmich (i suspenduar), Müller (i suspenduar), Robben (i lënduar), Tolisso (i lënduar)
Në dyshim: Coman (i lënduar)
Ndeshja e fundit: Bayern 6-0 Wolfsburg (09/03)
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Fabinho, Henderson; Salah, Firmino, Mané
Jashtë: Keïta (nuk dihet), Oxlade-Chamberlain (i lënduar), Gomez (i lënduar)
Në dyshim: Alexander-Arnold (i lënduar), Lovren (i lënduar), Milner (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Robertson
Ndeshja e fundit: Liverpool 4-2 Burnley (10/03)

(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE