Sulmuesi anësori i Kosovës, Arbër Zeneli po kalon një formë shumë të mirë tek skuadra e Reims.Zeneli u transferua në Reims nga skuadra holandeze, Heereenven gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo u adaptua me futbollin francez që në javët e para, shkruan GazetaBlic.Arbër Zeneli ka realizuar dy gola dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët me tre asistime në nëntë ndeshjet e tij në Ligue 1 dhe kjo formë e tij është shpërblyer.
Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të muajit mars nga ‘Whoscored’. Ylli kosovar është vlerësuar me notën 7.53 për paraqitjet e tij në muajin që kemi lënë pas.