Ka ardhur transferimi i parë i Zinedine Zidane te Real Madrid.
‘Los Blancos’ kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Porton, për transferimin e Eder Militao në ‘Santiago Bernabeu’.
Në njoftimin e Real Madridit, thuhet se Militao do të nënshkruajë me kampionët e Evropës deri në qershor të vitit 2025.
Miliato 24 vjeçar, do të mbetet te Porto deri në përfundim të këtij sezoni.
Nga shitja e Militao, Porto do të përfitojë 50 milionë euro./Lajmi.net/