Skuadra e Arsenalit ka pësuar edhe një humbje në Premierligë.Arsenal u mposht nga Leicester City në udhëtim me rezultatin e thellë 3-0, përcjell GazetaBlic.Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka theksuar se kartoni i kuq i Niles në minutën e 36’të ndryshoi ndeshjen dhe skuadra nuk mundi të përballojë dis-avantazhin numerik.
“Ne kemi punuar, kemi përgatitur planin tonë të lojës. Me 11 lojtarë në fushë ndeshja ishte duke shkuar siç e kishim përgatitur”, tha fillimisht Emery.“Për mua kartoni i parë i verdhë për Maitland-Niles nuk ishte, ajo ka ndikuar shumë në planin tonë të lojës, një lojtar më pak është shumë më vështirë.”“Sot humbja erdhi si pasojë e kartonit të kuq. Ne do të vazhdojmë, Europa League është një motivim i madh për ne që ta fitojmë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic/