Manchester City arriti sot ta mposht Tottenhamin me rezultat 1:0, duke bërë një hap gjigant drejt titullit të Premier Ligës. Golin e vetëm e shënoi Phil Foden.
Lojtari i kësaj ndeshje u zgjodh Bernardo Silva por ai refuzoi ta marr këtë çmim.
Gjatë pranimit të çmimit, Silva tha se nuk e dëshiron çmimin dhe se dëshiron të ja dhuroi bashkëlojtarit të tij, Foden.
“Dëshiroj të ja dhuroj Philit, mendoj se ai e meriton. Ai është i ri dhe është një lojtarë fantastik.”, tha Silva. /Indeksonline/