Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Boston ka korrur një fitore të thellë në fushën e kampionëve të Golden State me rezultatin 128-95, humbja e parë sezonale me më shumë se 30 pikë për ekipin kampion. Edhe pse Warriros luante në shtëpinë e tij, me të gjithë titullarët në dispozicion, vendasit bënë një ndeshje të dobët (Curry me 23 pikë shënuesi më i mirë). Një mbrëmje magjike për Boston, ku u dallua Hayward, i cili realizoi 30 pikë, sukses që vendos skuadrën e Celtics mes pretendenteve për titull.Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mundi 107-85 Toronto, ndeshje e dominuar nga teksanët, që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Leonard realizoi 26 pikë pë kanadezët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Houston u dallua i zakonshmi Harden, autor i 35 pikëve. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 114-106 Orlando, një sukses i merituar i ekipit vendës, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Reddick më i miri me 26 pikë).Zhgënjen skuadra e Oklahomës, që u mund 131-120 nga Minnesota, sfidë e dominuar nga basketbollistët vendës, me Towns që realizoi 41 pikë e 14 rebound, lider në parket. Për Oklahomën u dalluan Westbrook (38 pikë e 13 rebound) e George (25 pikë), por të pambështetur sa duhet nga skuadra. Indiana, falë 27 pikëve të Bogdanovic, mundi 105-96 Chicago, ndërsa Memphis triumfoi 120-111 ndaj Portland, ndeshje ku u dallua Conley me 40 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Indiana – Chicago, 105-96
Philadelphia – Orlando, 114-106
Memphis – Portland, 120-111
Minnesota – Oklahoma, 131-120
Toronto – Houston, 85-107
Golden State – Boston, 95-128.telespor

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE