Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Sensacioni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ka thënë se Juventusi ka disa nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke shtuar se mund t’iu bashkohet kampionëve të Italisë, por ka edhe disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij.
Holandezi është vetëm 19 vjeçar, por tashmë është figura kryesore te Ajax, me Barcelonën dhe Juventusin që janë të interesuara për të.
De Ligt do të përballet me Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Juventus është një ekip i madh. Ne besojmë në shanset tona për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sepse jemi të rinj dhe kemi më pak presion mbi supet tona”.
“Më pëlqen Chiellini, pasi është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Unë gjithashtu e vlerësoj Bonuccin, kështu që ata janë qendrat më të mirë në Evropë”.
Në pyetjen nëse De Ligt mund t’i bashkohet së shpejti Chiellinit dhe Bonuccit, ai u përgjigj: “Mund të ndodh, por ka edhe klube tjera të interesuara. Ne do të vendosim në momentin e duhur, por tani jam i fokusuar te Ajax dhe jo në të ardhmen time. Agjenti im Mino Raiola po kujdeset për këtë”./Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE