Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ndeshja kualifikuese për Kampionat Evropian mes Kosovës dhe Anglisë duket të ketë zgjuar interesim shumë të madh në Britaninë e Madhe, pasi tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë takim, hiç më pak se katër muaj para se ai të zhvillohet në juglindje të vendit, njofton Federata e Futbollit e Anglisë (FA).
Anglia e pret Kosovën në stadiumin e Southamptonit me 32 mijë ulëse – St. Mary’s Stadium – më 10 shtator në atë që do të jetë ndeshja e rundit të gashtë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.
Në një postim në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Twitter, Anglia ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat dhe i ka falënderuar tifozët për përkrahjen.
“Shiten të gjitha biletat në St. Mary’s! Ndeshja jonë kualifikuese për EURO 2020 do të luhet para një stadiumi të mbushur në Southampton. Faleminderit për përkrahjen tuaj të shkëlqyer”, thuhet në njoftimin e Anglisë.
Por para se ta vizitojë Anglinë për herë të parë në histori, Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje kundërshtarëve të tjerë në grup.
Stadiumi i Southamptonit, St. Mary’s Stadium
“Dardanët” do të luajnë në udhëtim kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor po ashtu, para se ta presin Republikën e Çekisë më 7 shtator në Fadil Vokrri.
“Tre luanët” janë lider të grupit me gjashtë pikë, pas dy fitoreve në po aq ndeshje, dhe ndiqen nga Bullgaria që ka dy pikë në po aq ndeshje.
Kosova, ndërkohë, renditet e treta me një pikë pas barazimit 1:1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë dhe debutuese në një fushatë kualifikuese për Kampionat Evropian. Grupin e mbyllin Mali i Zi në vendin e katërt me një pikë pas dy ndeshjeve dhe Republika e Çekisë pa pikë. Kjo e fundit, megjithatë, si Kosova e ka zhvilluar vetëm një ndeshje. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE