Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United, Zlatan Ibrahimovic beson se do të jetë një betejë mes Lionel Messit dhe Paul Pogbas të mërkurën në mbrëmje.
Dy klubet do të përballen në Old Trafford në ndeshjen e parë çerekfinale.
“Mendoj që do të jetë një ndeshje interesante për të dyja klubet”.
“Dy klubet kanë histori të madhe, janë atraktive të shikohen dhe ka lojtarë fantastik në të dyja anët”.
“Messi natyrisht e bën diferencën në çdo ndeshje që luan dhe jo nuk është ë sekret, gjë që e bën Pogba te United”.
“Mendoj që do të jetë një duel mes Messit dhe Pogbas, edhe pse është sport kolektiv, por lojtarë të tillë bëjnë diferencën dhe do të jetë internate”, ka thënë Ibra.
Ndeshja mes Manchester United dhe Barcelonës do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE