Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Kaëhi Leonard është shfaqur vendimtar për skuadrën e tij Toronto Raptors duke vulosur fitoren në sekondën e fundit për rezultatin 119-117.
Ndeshja mes dy skuadrave me ecurinë më të mirë në NBA u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja palët.
Leonard shkëlqeu në këtë takim duke realizuar 38 pikë dhe pesë asistime i ndihmuar nga Gasol me 19 pikë dhe Lowry me 19 pikë e 10 asistime.
Los Angeles Lakers pësuan humbje përkundër paraqitjes mbretërore nga LeBron James.
Lakers humbën me rezultat 131 – 120 në shtëpi nga Bucks.
Ingram dhe James realizuan nga 31 pikë dhe Rondo shtoi 20 pikë të tjera, por kjo nuk mjaftoi për vendasit.
Los Angeles Lakers kështu është shumë afër që të mbetet jashtë playoffit duke qenë tri ndeshje prapa vendit të tetë që ndahet nga Clippers dhe San Antonio Spurs kur kanë mbetur edhe 20 ndeshje për t’u zhvilluar.
/Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE