Interi më në fund është dorëzuar.Siç mëson “Calciomercato”, drejtuesit zikaltër janë të gatshëm që të heqin dorë nga ylli i skuadrës, Milan Skriniar, shkruan GazetaBlic.Dy klubet e Manchesterit, United dhe City tash e një kohë të gjatë po e kërkojnë me ngulm futbollistin, për të cilin janë të gatshëm që të paguajnë shifra të majme.
Gjithsesi, raportohet se Interi nuk e ka ndërmend ta lëshojë lojtarin nën 100 milionë euro.Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.
/GazetaBlic/