Bayern Muencheni është futur në garë për shërbimet e sulmuesit serb Luka Joviq, i cili këtë edicion po shkëlqen te ekipi i Eintracht Frankfurtit.
Mediumet gjermane kanë raportuar të enjten se bavarezët tashmë kanë nisur negociatat me Benfican, ekip që posedon kartonin e sulmuesit 21-vjeçar. Joviq prej vitit 2017 është i huazuar te Eintrachti që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij para përfundimit të këtij edicioni, transmeton koha.net.
Joviq këtë edicion ka shënuar 22 gola në 36 paraqitje për Eintrachtin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Benfican deri në vitin 2021 kurse po monitorohet edhe nga Barcelona.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.