Mediat spanjolle kanë spekuluar sot se Adnan Januza është rrugës për t’u transferuar në një skuadër të madhe gjatë kësaj vere
Adnan Januzaj është përsëri në treg dhe shumë shpejt mund të transferohet në një skuadër të madhe, ka shkruar e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”.
Sipas kësaj media, belgu me origjinë nga Kosova është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha.
Ndër më të interesuarit për sulmuesin anësor është skuadra italiane Milan, por për shërbimet e Januzajt janë të interesuar edhe holandezët e Ajax, spanjolët e Sevilla dhe se fundmi në garë për Adnanin është hyrë edhe PSG.
Sipas medias, Januza ia ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet nga Real Sociedad.
El Mundo po ashtu shkruan se kjo lëvizje drejt kampionit francez lidhet ngushtë me largimin e Julian Draxler, i cili dëshiron të largohet nga PSG për shkak të minutave të pakta që ka me këtë skuadër. /GazetaExpress/