Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Edon Zhegrova do ta regjistrojë sot vetëm paraqitjen e dytë si titullar për Baselin në Superligën e Zvicrës, që prej transferimit të tij nga Genku në fillim të muajit shkurt.
Anësori i talentuar i ekipit kombëtar të Kosovës, Zhegrova është ftuar titullar në formacionin e Baselit për takimin me Gallen, të vlefshëm për javën e 31-të të ligës elitare zvicerane që nis në orën 16:00, raporton Gazeta Express.
Kjo është vetëm hera e dytë që 20-vjeçari fiton vendin e titullar në skuadrën e Baselit dhe vjen në një kohë kur Baseli nuk ka për çfarë të luajë, sepse Young Boys tashmë janë shpallur kampion të Zvicrës dhe skuadra e Marcel Koller e ka siguruar vendin e dytë në ligë dhe rrjedhimisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Përveç, Zhegrovës, titullar është edhe Taulant Xhaka, mesfushori kosovar i Shqipërisë, ndërsa sulmuesi i Zvicrës Albian Ajeti është në stol.
Zhegrova është ftuar vetëm 10 herë nga trajneri Koller, dy herë si titullar dhe vetëm tri herë është futur në lojë nga stoli.
Në pesë ndeshjet e tjera të ftuara, kosovari nuk është aktivizuar fare. Në dy ndeshje të tjera, ai nuk është ftuar në skuadër fare.
Ndeshjet e mbetura të Baselit janë vendimtare për të ardhmen e Zhegrovës, i cili nëse nuk bind do të rikthehet te Genku, aty ku nuk ka qenë i dëshiruar, sepse është i huazuar vetëm deri në përfundimit të sezonit. Baseli e ka mundësinë në kontratë për ta blerë kosovarin për 1.5 milionë euro. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE