Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Real Madridi e pësoi disfatë më të thellë në histori, nga ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Këtë disfatë, me rezultat 4:1, madrilenëve ia shkaktoi Ajaxi, duke e eliminuar nga ky sezon i Championsit.
Pas fitores me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë, besoj se Real Madridi veçse e kishin siguruar pak a shumë një vend në çerekfinale, pasi që ndeshjen kthyese do ta luanin në shtëpi, transmeton Gazeta Express.
“Los Blancos” nuk ishin eliminuar nga Evropa pasi e kishin fituar ndeshjen e parë, jashtë shtëpisë, që nga sezoni 2994/95, kur ishin mposhtur nga Odense Boldklub, në kuadër të Kupës së UEFA-s.
Si rezultat i kësaj disfata, Real Madridi bëhet kampioni i parë në fuqi i Ligës së Kampionëve që dështon të kualifikohet në çerekfinale të sezonit të ardhshëm, që nga Chelsea në sezonin 2012/13.
Për më tepër, kjo është hera e parë që nga viti 2004 që Real Madridi i humb katër ndeshje radhazi në shtëpi. Kjo gjë ka ndodhur vetëm tri herë në historinë e klubit madrilen.
Kjo ecuri e disfatave në shtëpi filloi me disfatën 2:1 ndaj Gironas më 17 shkurt. Pastaj, ata humbën 3:0 kundër Barcelonës, në kuadër të Kupës së Mbretit dhe e humbën 1:0 El Clasicon tjetër, këtë herë në kuadër të La Ligës.
Ajaxi është i pamposhtur në secilën prej 48 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, në të cilat e ka shënuar golin e parë të ndeshjes. Tani, klubi holandez po kalon në çerekfinale për herë të parë pas 22 vjetësh.
Hera e fundit që Ajaxi është kualifikuar nga faza eliminatore në këtë garë është në sezonin 1996/97, kur e mposhtën Atletico Madridit në çerekfinale. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE