Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Lionel Messi u kthye në stërvitjet e Barcelonës të mërkurën, pasi pushoi për katër ditë.
Ylli i Barcelonës u kthye në Kombëtaren e Argjentinas të premten, mirëpo një problem në ijë ia pamundësoi atij të luajë në ndeshjen e dytë. Ky lëndim ia mundësoi Messit të pushojë më shumë.
Messi nuk e mori këtë pushim pasi ishte i privilegjuar, por kjo është pjesë e planit që Barcelona e ka bërë për argjentinasin këtë sezon, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta lëndojnë edhe më shumë Messin.
Lionel Messi ka ndierë dhimbje në ijë që nga janari dhe shpeshherë gjatë ndeshjeve, ai e prek me dorë atë pjesë të trupit të tij, veçanërisht pas ndonjë vrapimi të shpejtë.
Ekipi mjekësor i Barcelonës dhe trajneri Ernesto Valverde e kuptojnë që inkuadrimi i Messit në çdo ndeshje vetëm sa e përkeqëson këtë problem. Nëse një gjë e tillë ndodh, e vetmja zgjidhje do të ishte operacioni. Të gjitha palët dëshirojnë ta shmangin këtë opsion.
Klubi katalonas dëshiron të vazhdojë t’i shijojë paraqitjet e Messit në ndeshjet e mëdha deri në fund të sezonit dhe për ta bërë këtë gjë, duhet ta evitojë në të gjitha mënyrat operacionin.
Ekipi mjekësor e ka analizuar gjendjen e Messit vazhdimisht. Ata besojnë se mënyra më e mirë për ta përmirësuar gjendjen e argjentinasit është pushimi.
Pasi që Barcelona është duke hyrë tani në një fazë të vështirë të sezonit, do të jetë e vështirë që Valverde t’i japë pushim Messit. Megjithatë, ata do të tentojnë të mos e përfshijnë Messin në formacion të parë sa herë që kanë mundësi.
Pikërisht për këtë arsyem, Messi pushoi katër ditë këtë javë. Barcelona do që Messi të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme fizike dhe ky do të jetë prioriteti i klubit për ndeshjet e radhës.
Kanë mbetur vetëm dy muaj lojë deri në fund të sezonit, por kjo pjesë e sezonit është mjaft e rëndësishme pasi që Barcelona është në finale të Kupës së Mbretit, në çerekfinale të Ligën e Kampionëve dhe është lidere në La Liga.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE