Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez do të pëson një intervenim kirurgjik gjatë ditëve në vijim.
Kështu ka bërë të njohur klubi katalunas nuk ka specifikuar se sa uellsiani do të jetë jashtë fushës pas kësaj procedure kirurgjikale.
Megjithatë, është e sigurt se do të humbasë dy ndeshjet e mbetura në ligë spanjolle, si dhe finalen e Kupës kundër Valencias më 25 maj.
Por, nuk dihet nëse lojtari do të mund të paraqitet me Urugain në Copa America, e cila fillon më 14 qershor.
Futbollisti kohët e fundit ka luftuar me lëndimet në gju dhe ky dëmtim vjen vetëm dy ditë pasi bluagranat u eliminuan prej Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, 32-vjeçari këtë sezon ka shënuar 25 gola në 49 ndeshje në të gjitha garat për Barcën. /Telegrafi/