Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Bayern Munichu ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores shumë të mundimshme 3:2 kundër Hertha Berlinit në kohën shtesë të mërkurën në Berlin.
Hertha Berlini ishte nikoqir i Bayern Munichut në Olympiastadion në Berlin, dhe e bëri kampionin e Bundesligës të djersitët shumë për ta fituar duelin e 1/8 së finales të Kupës së Gjermanisë.
Pasi koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll pa fitues 2:2, Bayerni ishte më i zoti në 30 minutat e kohës shtesë duke e shënuar golin e fitores falë Kingsley Coman.
Përkundër dominimit të madh, në kontrollimin e topit dhe krijimin e rasteve, lojtarët bavarezë ishin shumë të pasaktë në realizimin e mundësive.
Ndërkohë, Hertha shënoi dy herë nga tri goditje në total gjatë gjithë ndeshjes.
Maximilian Mittelstadt mori një top dhe pa hezitim shënoi në këndin e poshtëm të majtë të portës së Bayernit, pas vetëm tre minutave lojë.
Reagimi i vizitorëve ishte i përkryer, me Serge Gnabry që shënoi për ta barazuar rezultatin vetëm katër minuta më vonë.
Menjëherë në fillim të pjesës së dytë, Gnabry shënoi përsëri gol të shkëlqyeshëm duke e kaluar Bayernin në epërsi për herë të parë në këtë takim. Por, 20 minuta para fundit, Mats Hummels bëri një gabim trashanik, duke ia dhënë mundësinë Davie Selkes të shënoi për 2:2.
Kjo edhe e coi ndeshjen në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta.
Bayerni tregoi forcën e tij dhe fitoi në kohën shtesë me golin e Coman në minutën e 98-të.
Me kaq kampioni i Gjermanisë e siguron një vend në çerekfinale të DFB Pokal.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE